Partizani njeh të martën rivalin në Champions, kombinimet e mundshme

Pak orë pasi ka prezantuar trajnerin e ri, ekipi kampion i Superligës, Partizani është njohur dhe me ekipet rivale me të cilët mund të përballet në raundin e parë të eliminatoreve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian Champions League.

UEFA ka caktuar ditën e hënë ekipet me të cilat do të ndahet edhe shorti i turit të parë eliminator të Champions League dhe Partizani renditen në grupin e dytë.

Sipas ndarjes së UEFA ekipi i demave të kuq ndodhet në të njëjtin grupi me gjigandët skocez të Celtic, të cilët do të ishin një rival shumë i vështirë për kampionët shqiptarë.

Gjithashtu rivalë të mundshëm të Partizanit janë Karabaku i Azerbajxhanit, Sheriff Tiraspol, Duddenlange i Luksemburgut dhe sllovakët e Sllovan Bratisllavës.

Shorti për turin e parë eliminator të Champions League do të hidhet nesër në orën 14:30 në Nyon të Zvicrës.

Shkarkoni aplikacionin e A2