Përgjimet e “Bild”, Gjiknuri: Do të nis ca tipa të jenë aty për çdo rast

Në një tjetër përgjim të publikuar nga “Bild”, pjesë e dosjes 184, dëgjohet deputeti dhe ish-ministri i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, i cili i thotë drejtuesit të ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, se do t’i dërgojë përforcime, për të siguruar votat.

“Unë do të çoj edhe disa çuna, me një furgon, t’i kesh aty ti… Do t’i nis ca unë që të rrinë aty, do vijnë te shtabi jot. Të mos dalin shumë, se janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty”, i thotë Gjiknuri, Keshit.

Shkarkoni aplikacionin e A2