Politikani “shndërrohet” në mace gjatë fjalimit “live”! – A2

Politikani “shndërrohet” në mace gjatë fjalimit “live”!

Jo vetëm në vendin tonë, por në shumë vende të botës, shumë politikanë përdorin rrjetet sociale për të transmetuar në kohë reale aktivitetet e tyre të përditshme.

Por duke qenë thuajse gjatë gjithë kohës “online” është shumë e madhe edhe mundësia për të shfaqur probleme.

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një politikani në Pakistan, i cili aksidentalisht gjatë një konference për shtyp shfaqet në publik me filtrin e një maceje.

Shaukat Yousafzai po mbante një konferencë për shtyp, e cila ishte “live” edhe në “Facebook”, por gabimisht ishte aktivizuar filtri i një maceje.

Shkarkoni aplikacionin e A2