Protesta në Bosnje, qytetarët ndihen të kërcënuar nga fluksi i emigrantëve

Qindra qytetarë të Bosnjës protestuan kundër fluksit të madh të emigrantëve në qytezën kufitare të Bihac-it, duke paralajmëruar për rreziqet shëndetësor edhe të sigurisë që vinin nga mijëra emigrantët e bllokuar atje.

Bosnje Hercegovina i shpëtoi valës së madhe të refugjatëve në 2015-tën, por tani po përballet me një fluks të ardhurish që po tentojnë të arrijnë në vendet e pasura të Europës përmes Kroacisë fqinje.

Rreth 25 mijë qytetarë nga Azia dhe Afrika qendrore hynë në shtetin ballkanik nga Serbia dhe Mali i Zi vitin e kaluar, dhe rreth 9 mijë të tjerë mbërritën këtë vit. 6 mijë prej tyre gjenden në Bihac dhe Velika Kladusa, dy qyteza në kufi me Kroacinë, por vetëm 3500 janë strehuar në qendrat e transitit. Të tjerët flenë në parqe dhe godina të braktisura.

Emigrantë në Bosnje

“Gjerat kanë dalë jashtë kontrollit dhe ka ardhur koha që autoritetet të mobilizohen për zgjidhjet e krizës së emigrantëve dhe të ndihmojnë qytetet e Bihac dhe Velika Kadusa. Qytetarët ndihen të pasigurte”, thotë një banor i Bihac-it.

 “Ata hynë në shtëpinë e një burri ndërsa ai gjendej në dhomën tjetër e po shihte televizor. Rreth 11 500 dollarë u vodhën dhe ne kemi të gjithë frikë”, shton një tjetër.  

Nga protesta

Autoritetet vendore kanë kohë që bëjnë thirrje për lehtësim të  barrës së emigrantëve duke i akomoduar ata në zona të tjera.

Por qeveria nuk është krijuar ende, 8 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, çka ka penguar punën e institucioneve shtetërore qe merren me çështjet e emigracionit dhe azilit.

Shkarkoni aplikacionin e A2