Parlamenti miraton masat e reja kundër pastrimit të parave

Luftë pastrimit të parave dhe ekonomisë së zezë. Qeveria ka miratuar një paketë ligjesh që synon të ndihmojë në parandalimin e rasteve të pastrimit të parave.

Ndër masat e reja që do të merren përfshihen një sërë detyrimesh për bizneset. Si ai për të patur një llogari bankare, apo për të deklaruar të dhënat e ortakëve. Po ashtu, parashikohet forcimi i kompetencave në administrimin e pasurive të sekuestruara, që shteti mund t’i shesë edhe pa një vendim final gjykate.

E ndërsa qeveria kërkon të bllokojë fluksin e parave të pista, ajo kërkon të nisë një fluks të ri investimesh, kësaj radhe në turizëm. Kryeministri synon të investojë 100 milionë euro në projekte për sektorin prioritar të ekonomisë së vendit. Programi parashikon financimin e projekteve në infrastrukturë, agroturizëm, trashëgimi kulturore dhe bujqësi, duke u fokusuar jo vetëm në bregdet.

Nga ana tjetër, vetë ekonomia po drejtohet gjithmonë e më shumë nga turizmi, por veçanërisht drejt shërbimeve. Bizneset e informacionit dhe komunikacionit janë në rritje, ashtu si agjencitë e udhëtimit, aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë, si dhe ato financiare.

Këto janë edhe biznese që ofrojnë një risi në tregun shqiptar, e që garantojnë pagat më të larta për punonjësit.

Shkarkoni aplikacionin e A2