Rally i Italisë, makina tradhton Tanak, Sordo fiton titullin

Dani Sordo, me makinën Hyundai, është fitues i Rally të Italisë në Sardenjë.

Piloti spanjoll përfitoi edhe nga problemet mekanike të liderit të garës, Ot Tanak, i cili u tradhtua nga makina Toyota në etapën e fundit dhe rrëshqiti në vendin e pestë.

Pavarësisht episodit të papritur, Tanak i rrëmbeu kreun e renditjes botërore Sebastien Ogier, me 4 pikë më tepër.

Gjashtë herë kampioni i botës pësoi një aksident gjatë së premtes, por u kthye në etapën speciale dhe falë pikëve të bonusit arriti të kufizonte disi dëmet për vazhdimësinë e kampionatit.

Shkarkoni aplikacionin e A2