Rama: Gazetarin do ta çoj në gjykatat gjermane

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Twitter se gazetarin gjerman që ka publikuar përgjimet në “Bild” do ta çojë në gjykatat gjermane, për të parë, sipas kryeministrit, se “kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”, shkruan Rama në rrjetin social.

Pas disa minutave, gazetari gjerman Peter Tiede replikoi me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit paralajmëroi se do e padisë në Gjermani për shkak të publikimeve të përgjimeve.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se kam fyer lartmadhërinë? Materialet janë origjinale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë funksionon? Jam i lumtur që e pranove…”, shkruan Tiede në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2