Rama reagon përsëri për përgjimet: Konfirmoj bisedën, do e bëja prapë njësoj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me përgjimet e reja të “Bild”, ku publikohet edhe një telefonatë e tij.

“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.

“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori + një birbo tjetër që doli cullak nga Vetting-u, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë!”, shton ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2