Rezerva Federale përballë presionit të Trump – A2

Rezerva Federale përballë presionit të Trump

Presidenti Donald Trump dhe shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell.

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përballet me kërkesat e presidentit Donald Trump për të ulur normat e interesit. Projeksionet e reja ekonomike që do të shoqërojnë deklaratën e politikës së bankës qendrore të SHBA-së do të japin një pasqyrë më të drejtpërdrejtë mbi ndikimin që ka pasur lufat tregtare si dhe këmbëngulja e Trump mbi normat e ulëta të interesit.

Rezerva Federale pritet të rishikojë politikat mbi marrjen e veprimeve të ardhshme mbi normat e interesit, duke parë si mundësi uljen e tyre në muajt e ardhshëm. Norma e fondeve federale aktualisht është vendosur në një nivel prej 2,25 – 2,5%.

Komiteti për vendosjen e politikave të Rezervës Federale pritet të publikojë këtë të hënë edhe deklaratën zyrtare si dhe parashikimet ekonomike, të cilat do të bëhen publike gjatë një konference për shtyp nga presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell.

Shkarkoni aplikacionin e A2