Riktheu Vllazninë në Superiore, portieri drejt Qipros

Ish-portieri i Shpresave të Shqipërisë, Alen Sherri, duket se do ta vazhdojë jashtë vendit karrierën e tij.

Mësohet se për portierin, i cili ishte pjesë e Vllaznisë në momentet e vështira të klubit shkodran në Kategorinë e Parë, interesohet skuadra e Apollon Limassol.

Qipriotët kanë nisur bisedimet me klubin shkodran dhe mësohet se janë shprehur të paguajnë klauzolën prej 50 mijë eurosh të portierit, i cili tashmë me shumë gjasa nuk do të mbrojë më portën e Vllaznisë në Superiore.

Shkarkoni aplikacionin e A2