Sërish probleme për Neymar, i sekuestrohen pasuritë

Nuk kanë të sosur problemet për sulmuesin Neymar. Pas akuzave për përdhunim të modeles Najila Trindade, denoncimit për shpërndarjen e fotove nudo të saj dhe dëmtimit që e la jashtë finaleve të Kupës së Amerikës, ylli i Kombëtares braziliane është vënë nën hetim për evazion fiskal.

Sipas gazetës ‘Folha de Sao Paulo’ autoritetet vendase kanë sekuestruar 36 prona të paluajtshme që O Ney ka në Brazil pasi nuk ka paguar taksat në një vlerë prej 16 milion eurosh.

Sipas gazetës, mospagimi i taksave ka nisur që në kohën kur sulmuesi i PSG u transferua nga Santos te Barcelona. Mes pronave që Neymar i janë sekuestruar në Brazil janë 2 vila dhe disa apartamente luksoze.

Shkarkoni aplikacionin e A2