Shorti i Europa League, UEFA fut Laçin në vend të Skënderbeut

A picture shows a detail of the Europa League trophy displayed on the pitch prior to the UEFA Europa League final football match between Chelsea FC and Arsenal FC at the Baku Olympic Stadium in Baku, Azerbaijian, on May 29, 2019. (Photo by OZAN KOSE / AFP) (Photo credit should read OZAN KOSE/AFP/Getty Images)

UEFA ka publikuar ndarjen e vazove për shortin e raundit të parë eliminator në Europa League, ku bie në sy lënia jashtë e Skënderbeut dhe zëvendësimi i këtij ekipi me Laçin.

Nga Kategoria Superiore marrin pjesë në edicionin e sivjetëm të Europa League Kukësi, i renditur i dyti në kampionat, Teuta e vendit të tretë, si dhe Skënderbeu i vendit të katërt, duke qenë se Kukësi kishte fituar edhe Kupën. Por, vendi i Skënderbeut i kalon Laçit sipas asaj që ka publikuar UEFA në faqen zyrtare.

Gjithsesi, në shpjegimin e procedurave që do të ndiqen në hedhjen e shortit, UEFA bën edhe një lajmërim: “Rezultatet e shortit janë të përkohshme dhe janë subjekt i përfundimeve të hetimeve që vazhdojmë dhe/apo procedurave ligjore, si dhe konfirmimit përfundimtar nga UEFA”.

Kështu, edhe pse Skënderbeu nuk përmendet në mënyrë direkte, korçarët do të jenë pjesë e shortit nëse në KAS fitojnë gjyqin me UEFA-n dhe i hiqet pezullimi 10-vjeçar.

Shkarkoni aplikacionin e A2