Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Stadiumi i ri, presidenti i futbollit çek viziton 'Arenën Kombëtare'

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 19:47 | Futboll
Stadiumi i ri, presidenti i futbollit çek viziton 'Arenën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka së bashku me homologun e tij çek Martin Malik, inspektuan punimet e ‘Arenës Kombëtare’ e cila ka marrë formë konkrete. Së bashku, presidentët vëzhguan nga afër tribunat, fushën, por edhe ambientet brenda stadiumit të cilat janë thuajse të përfunduara.

Pikëpyetja e madhe është nëse Kombëtarja do të arrijë të luajë në shtëpi në muajin shtator, sikurse është parashikuar nga zyrtarët e Federatës.

Sipas presidentit Duka, po punohet me ritme të larta për arritur datën e vendosur, që do të ishte një shtysë e madhe për përfaqësuesen drejt rezultateve pozitive.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu