“Të deklarojë votën hapur, ose të gjejë vend e të futet”, Pjerin Ndreu reagon për përgjimet – A2

“Të deklarojë votën hapur, ose të gjejë vend e të futet”, Pjerin Ndreu reagon për përgjimet

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, mbi përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku ai dëgjohet teksa komunikon me drejtorin e drejtorisë rajonale arsimore, Dibër, Drini Gjeci.

“Përgjimet janë indicie, por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar t’u them se komunikimi im s’ka të bëjë me shitblerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet”, shkruan Ndreu.

“Është komunikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet t’u kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë. Përgjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”.

Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam I detyruar tu them se kominikimi im ska…

Gepostet von Pjerin Ndreu am Montag, 17. Juni 2019
Shkarkoni aplikacionin e A2