Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tragjedi në det, mbytet gomonia me emigrantë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 14:50 | Bota
Tragjedi në det, mbytet gomonia me emigrantë

E ndërsa rrugët tokësore vazhdojnë të mbeten të mbyllura, emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika provojnë itinerarët e rrezikshme detare.

8 persona humbën jetën të hënën pasi një gomone me rreth 40 refugjatë u mbyt pranë brigjeve të Bodrumit në Turqi. 31 të tjerë u shpëtuan. Trupat e pajetë u zbuluan gjatë operacionit të kërkimit, ku u përfshinë 2 anije, një ekip zhytësish dhe një helikopter.

Turqia është një prej trampolinave kryesore drejt vendeve të Bashkimit Europian për shumë emigrantë që duan tu shpëtojnë konflikteve dhe varfërisë në vendet e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu