Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vlorë, në protestë dhjetëra banorë të Cerkovinës, kërkojnë rrugë dhe ujë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 17:31 | Aktualitet
Vlorë, në protestë dhjetëra banorë të

“Mos e sillni fare kutinë e votimit më 30 qershor nëse nuk na rregulloni rrugën dhe ujin e pijshëm”. Ky ka qenë paralajmërimi i banorëve të fshatit Cerkovinë në rrethin e Vlorës, të cilët protestuan paraditen e kësaj të hënë para bashkisë së qytetit bregdetar.

Një protestë të ngjashme me të njëjtat kërkesa zhvilluan disa ditë më parë edhe banorë të fshatit Trevllazër. 

Mungesa e rrugës dhe ujit të pijshëm ka detyruar dhjetëra banorë të fshatit Cerkovinë në rrethin e Vlorës që të protestojnë para bashkisë së qyteti bregdetar. Në tentativë për të takuar kryetarin e bashkisë Dritan Leli, banorët janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, autoritetet të mos e sjellin fare kutinë e votimit në fshatin Cerkovinë.

Vetëm një 1 km rrugë që lidh fshatin e tyre me rrugën nacionale është kthyer prej vitesh në objekt premtimi, por që në fakt ka mbetur një problematike. Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshme të protestës nëse gjendja nuk ndryshon.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli