Zgjedhja e pasuesit të May, kandidatët në debat televiziv, Johnson s’merr pjesë – A2

Zgjedhja e pasuesit të May, kandidatët në debat televiziv, Johnson s’merr pjesë

Pesë prej pretendentëve për të pasuar Theresa May-n si lidere e konservatorëve u përplasën për Brexit gjatë një debate televiziv.  Ata debatuan nëse do të mund të rinegociohej një marrëveshje tjetër me Brukselin, dhe mbi mundësinë e një shkëputje pa ujdi.

Kandidati favorit, Boris Johnson nuk mori pjesë në debat, me jusitifikimin se donte të shmangte kakofoninë, e megjithatë, edhe në mungesë ai ishte protagonist.

“Kemi 25 minuta që flasim për Brexit, po Boris ku është? Nëse këshilltarët e tij nuk e lejojnë të debatojë me 5 kolegë miqësor, si do t’ia bëjë kur të ketë përballë liderët e 27 vendeve anëtare. Ai duhej të ishte këtu, t’i përgjigjej çdo pyetjeje”, tha Jeremy Hunt.

Heshtja dhe daljet e rralla në publik që prej shpalljes së kandidaturës duket se nuk e kanë cenuar popullaritetin e ish-sekretarit për Punët e Jashtme, që kryeson nëpër sondazhe. I vënë shpesh në shënjestër të kritikave për gafat e bëra në ta kaluarën, Johnson ka vendosur t’i ruhet përballjeve këtë herë.

Disa prej shkëmbimeve më të zjarrta mes pretendentëve të tjerë, lidheshin me faktin nëse Parlamenti duhet të ndërpresë punimet, në mënyrë që të nxisë një Brexit pa ujdi në 31 tetor. 4 prej 5 kandidatëve në debat u shprehën kundër. Sekretari për çështjet e zhvillimit ndërkombëtar Rory Stewart tha se një akt i tillë do të ishte thellësisht shqetësues ndërsa sekretari për punët e brendshme Sajid Javid paralajmëroi se asgjë nuk mund të arrihej duke shkelur demokracinë. Ish-sekretari për Brexit, Dominic Raan ishte i vetmi qe nuk e përjashtoi si mundësi.

Shkarkoni aplikacionin e A2