Aksident i rëndë në Kukës-Morinë, një i vdekur, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Kukës-Morinë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.

Sipas policisë, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.

Shkarkoni aplikacionin e A2