Arrestohet Michel Platini, ish kreu i UEFA-s akuzohet për korrupsion

Tronditet bota e sportit. Francezi Michel Platini, një nga mitet e futbollit botëror dhe ish president i UEFA-s, është arrestuar me akuzën e korrupsionit në kuadër të hetimeve për dhënien e Botërorit të 2022 në Katar.

Sipas mediave franceze, Platini ndodhet në një rajon policie në qytetin e Nanterre.

Francezi me origjinë italiane shkëlqeu si futbollist, ku në rolin e mesfushorit sulmues dhe plot talent, ishte protagonist i Juventusit dhe Francës së viteve ’80, duke fituar 3 Topa të Artë.

Platini, një nga mitet e Juventusit të viteve ’80

Pas karrierës në fushë, dhe postit të trajnerit të Kombëtares franceze në 1988 deri në 1992, Platini u përqendrua tek pjesa administrative e futbollit, duke ngjitur hierarkitë deri në presidencën e UEFA-s, organit kryesor evropian. Ai kandidojë edhe për presidencën e FIFA pas skandalit që përfshiu Sepp Blatter, por u tërhoq më vonë.

Pikërisht një pagesë e padeklaruar i rreth 2 milionë dollarë nga ish kreu i FIFA-s për dhënies Katarit të organizimit të Botërorit është bazë e skandalit që ka përfshirë sot ish yllin e futbollit botëror.

Shkarkoni aplikacionin e A2