Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Atletico Madrid “tregon dhëmbët”, blen talentin portugez

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 11:36 | Futboll
Atletico Madrid “tregon dhëmbët”, blen talentin portugez

Atletico Madrid befason gjigandët e tjerë europianë.

“Colchoneros” parakaluan Manchester City, Real Madrid dhe Juventus për talentin Joao Felix.

Edhe pse sulmuesi 19-vjeçar cilësohej fare pranë City, me anglezët që do t’i ofronin mundësinë të qëndronte edhe për një tjetër sezon te Benfica në formë huazimi, Joao Felix ka zgjedhur të luajë me Atletico Madrid.

Klubi i kryeqyteti spanjoll ka paguar klauzolën me vlerë 120 milionë euro të talentit portugez, të cilin e vlerëson si pasardhësin e Antoine Griezmann. Ylli i ri i futbollit kontinental do të firmosë kontratë me pagë 6 milionë euro në sezon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë