Aurel Bylykbashi: Rama do të ketë fund të dhimbshëm!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, në një konferencë për shtyp së bashku me dy sekretarët e PD-së në Librazhd dhe Prrenjas, Gurra dhe Ozuni, deklaroi se ndalimi i tyre përpara disa ditësh ishte i padrejtë, pasi, sipas tij, ai ka qenë “800 metra larg takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama”.

Drejtuesit e degëve Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas u ndaluan nën akuzën e “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”. 

Bylykbashi pati fjalë të forta në drejtim të kryeministrit: “Ti, hajdut ordiner, do të kesh fund të dhimbshëm. Me gjithë këto miliarda ti do të blesh zgjedhjet, sigurinë dhe të ardhmen. Kjo nuk do të funksionojë. Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Aurel Bylykbashin nuk do ta thyesh dot. Nëse kam punuar deri dje 1% për të të larguar ty, sot do të punoj 100%”.

Ndërsa Taulant Ballën e quajti nga sot hasmin e tij: “Ti kafshon pas shpine. Unë i takoj një race tjetër. Ti sot Taulant Balla je HASMI IM”.

Shkarkoni aplikacionin e A2