Ballë për ballë me gjarpërinjtë helmues të Kongos

Mes pyjeve te dendura që mbulojnë thuajse të gjithë vendin dhe pas lajmeve për epideminë e ebolas, Republika Demokratike e Kongos gjendet përballë një krize shëndetësore që pak vetë e përmendin. Specia të ndryshme gjarpërinjsh helmues që jetojnë në xhungël e kanë shndërruar shtetin afrikan në pikën “më të nxehtë” të vdekjeve nga helmimi i gjarpërinjve. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Mjekët pa Kufij e konsiderojnë këtë si krizën më të lënë pas dore në Afrikë.

Fotografi Hugh Kinsella Cunningham ka dokumentuar nga afër protretet e disa prej gjarpërinjve më helmues në botë, edhe pse tej mase të bukur. Megjithatë, frika për jetën mbizotëron dëshirën për të bukurën dhe gjarpërinjtë vriten sapo pikasen për herë të parë.

Çdo vit në Republikën Demokratike të Kongos helmohen nga kafshimi i gjarpërinjve 2,7 milionë vetë, prej të cilëve humbin jetë 81 000 deri në 137 000, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Numri i lartë vjen për shkak të mungesës së infrastrukturës që nuk lejon përhapjen e kundërhelmeve në kohë.

Prandaj vendasit kanë shpikur mjekime popullore për të përballuar helmimet, ndërsa i gjuajnë gjarpërinjtë edhe për t’u ngrënë mishin, i cili në tregje shitet deri në 3 euro copa.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN