Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bashkitë dhe qeveria, keq me mbledhjen e taksave

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 15:09 | Ekonomi
Bashkitë dhe qeveria, keq me mbledhjen e taksave

Buxheti i shtetit ka dështuar të mbledhë 178 milionë lekë gjatë muajit Maj, duke qëndruar sërish nën objektivin e parashikuar në fillim të vitit.

Kësaj radhe është pushteti vendor që ka mbledhur më pak taksa, duke i qëndruar larg planit me 13.3%. Bashkitë në këtë periudhë para zgjedhjeve të planifikuara duket se po bëjnë kompromise me performancën fiskale, teksa kanë qenë të bllokuara nga qeveria në tenderime.

Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat rezultojnë lehtë mbi parashikimin për muajin Maj, falë një mbledhjeje më të mirë të Tatimit mbi Fitimin dhe Tatimin mbi pagat. Megjithatë, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar po vuan pasojat e zhvlerësimit të euros dhe mbylljes së aktivitetit të lojërave të fatit, që kanë krijuar një gropë në buxhet prej 4.2 miliardë lekësh në pesë muajt e parë të vitit.

Nën parashikimet rezultojnë edhe të hyrat në buxhet nga akcizat, taksat kombëtare dhe ato doganore. Thënë ndryshe, buxheti po mbahet me taksat që i vilen qytetarëve, e jo bizneseve.
Qytetarët janë ata që vuajnë më tepër edhe nga mosrealizimi i buxhetit, për shkak se nuk përfitojnë nga investimet e shtetit. Shpenzimet kapitale janë ulur ndjeshëm me 24.1% gjatë kësaj periudhe. Ndërsa vetë administrata po paguan edhe më tepër se plani për pagat e personelit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu