Çelja e negociatave, nuk ka vendim përfundimtar nga ministrat e BE

50th Anniversary of the Signature of the Treaties of Rome: symbolic

Në mbledhjen e sotme të ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Evropën, duket se nuk do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut. Takimi pritet të mbyllet me një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën.

Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva, shkruan DPA, por një ndër arsyet e mos marrjes së vendimit është edhe mungesa e një qëndrimi të unifikuar nga Bundestagu gjerman. Ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth, tha para takimit tha të dyja vendet i kanë përmbushur detyrat e shtëpisë por për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor. “Nuk është gjithçka një fasadë, por progres raportet janë prezantuar shumë vonë. Ne na duhet aprovimi i Bundestagut gjerman i cili nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për t’u marrë siç duhet me raportin. Shpresoj shumë që shumë shpejt, më së largu në tetor, të arrijmë në një përfundim pozitiv”, tha Roth.

Ministri për punët e jashtme në Itali Enzo Moavera, këmbënguli për marrjen e një vendimi për hapjen e negociatave për të dyja vendet. “Ne duhet të finalizojmë sot. Çështjet e hapura lidhin kryesisht me votimin që do të mbahet në parlamentin gjerman, i cili është shtyrë pas verës”, tha ai. Ndërsa ministri austriak për Evropën, Alexander Schalenberg deklaroi se “do të ishte një sinjal shumë i keq, nëse do t’u kthenin shpinën këtyre dy vendeve”.



Shkarkoni aplikacionin e A2