Do e blinit vallë këtë bluzë? Nuk e përballoni dot, kushton miliona dollarë

Do e blinit kurrë këtë bluzë? Nuk e përballoni dot, kushton miliona dollarë

Duket një bluzë pothuajse anonime  dhe që i ka ikur koha, por kujdes, nuk është e destinuar për t’u përdorur si leckë për të larë xhamat e makinës.

Madje, mund të ndryshojë jetën e secilit, sepse vlen një pasuri të tërë.

Bluza e vjetër e sapo shitur në ankand në Nju York theu rekordin e objekteve sportive më të shtrenjta në botë, një relike vërtetë e çmuar. Dhe jo pa arsye.

Babe Ruth, një “mit” amerikan

Bluza i përket lojtarit ndoshta më të famshëm të historisë së bejsbollit, Babe Ruth, një mit që në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit të kaluar arriti të fitojë 7 herë kampionatin me New York Yankees dhe Red Sox të Bostonit. Ndoshta Ruth mund të quhet babai i çdo “ylli” të sportit, i pari që përqendroi vëmendjen e mediave po aq sa të tifozëve.

“Domethënie e Babe Ruth në sportin dhe kulturën amerikane nuk ka rivalë në histori”, deklaroi David Hunt, pronari i agjencisë së ankandeve që shiti bluzën.

Babe Ruth në aksion

Dhe faktet e tregojnë. Bluza,  e veshur nga Ruth në vitet 1928-30, u shit për 5.6 milionë dollarë, duke thyer një rekord i mbajtur po nga një bluzë të tij, që në 2012 u shit për 4.4 milionë.

Fatlumë familja, që mendon të shesë rreth 400 kujtime të paraardhësit të tyre të lavdishëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2