Dorëzohet qeveria e Hong Kongut, por Lam nuk dorëhiqet, liderja kërkon falje

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, sinjalizoi pezullimin e projektligjit kontrovers të ekstradimit, të cilin ajo e promovoi dhe më pas e shtyu për shkak të protestave më të dhunshme që prej kthimit të ish kolonisë britanike nën sundimin e Kinës në vitin 1997. Në një konferencë, Lam kërkoi ndjesë publike për trazirat, por refuzoi të pranonte se projektligji do të tërhiqej.

“Ne do të pezullojmë projektligjin dhe do të informojmë këshillin legjislativ se nuk do të procedohet me raundin e dytë të debatit. Po qëndroj këtu para jush për t’iu përgjigjur frikës dhe shqetësimit që ka shkaktuar ky projektligj muajt e kaluar. Nëse ne nuk kemi atë nivel besimi për të adresuar këto shqetësime dhe opinion të ndryshëm, atëherë nuk do të procedojmë me projektligjin e ekstradimit.”, u shpreh liderja e Hong Kongut.

Vendimi i lideres erdhi pasi miliona banorë të Hong Kongut pushtuan rrugët kryesore të vendit duke kërkuar tërheqjen e projektligjit dhe dorëheqjen e Lam. Por ajo la të kuptohet se do të vazhdojë me mandatin e saj 5 vjeçar. Projektligji për ekstradimin fuqizonte ndikimin e Kinës në Hong Kong dhe lehtësonte ekstradimin e të kërkuarve nga Pekini.

  • LAJMI I FUNDIT | Meta nënshkruan kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Mundësi historike për Reformën në Drejtësi, për të treguar integritet
  • LAJMI I FUNDIT | Padia për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim titulli apo detyrës shtetërore”