Facebook prezanton monedhën e tij virtuale

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook prezantoi monedhën e re dixhitale të quajtur “Libra”, e cila do të hyjë në qarkullim vitin e ardhshëm.

Kompania bëri me dije se qytetarët do të jenë në gjendje të kryejnë pagesa me këtë monedhë përmes aplikacioneve të saj dhe me anë të mesazheve në WhatsApp.

“Firma si Uber dhe Visa do ta pranojnë atë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Facebook.

Megjithatë, ka shqetësime të mëdha lidhur me mënyrën se si paratë dhe të dhënat e përdoruesve do të mbrohen. Gjithashtu, një tjetër problem serioz është qëndrueshmëria e kriptovalutës, e cila nuk është e garantuar.

Facebook thekson se “Libra” do të jetë monedhë me menaxhim të pavarur dhe e mbështetur në asete reale. Gjiganti teknologjik thekson se monedha mund të ruhet në një portofol dixhital të quajtur “Calibra”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN