Grabitja në Rinas, jepet masa e sigurisë për Kanaçin – A2

Grabitja në Rinas, jepet masa e sigurisë për Kanaçin

Gjykata për krimet e rënda vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Hasan Kanaçi, i arrestuari i fundit për super grabitjen e Rinasit të 9 prillit.

Kanaçi, i cili punon në aeroport në pjesën e kargos, ka qëndruar i heshtur në sallë, ndërsa përmes avokatit ka pretenduar të mos ketë asnjë lidhje me ngjarjen.

48-vjeçari u arrestua më 15 qershor dhe dyshohet se iu ka dhënë informacion pjesëtarëve të tjerë të bandës për mbërritjen e blindit me para në pistën e aeroportit. Ai konsiderohet si personi me procedurë që çon i fundit paratë në avion.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, policia sekuestroi një sasi të madhe valute dhe lekësh. Policia njofton se po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Deri tani policia kishte arrestuar 6 persona për grabitjen e blindit me para në pistë, Kanaçi është i shtati.

Në grabitjen së Rinasit mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shtetasi Admir Murataj.

Shkarkoni aplikacionin e A2