Kandidatët e SPAK, prokurorja Kajana drejt konfirmimit në detyrë

Konfirmimi në detyrë duket rruga e vetme në vetting për prokuroren e Krimeve të Rënda, Manjola Kajana, kandidate për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK.

Në seancën dëgjimore të së martës, KPK nuk konstatoi asnjë problem në pasuritë e saj. DSIK vlerësonte përshtatshmërinë e prokurores për vijimin e detyrës dhe hetimi i thelluar konfirmonte se ajo nuk kishte kontakte me persona të inkriminuar.

Kajana rezultoi e përshtatshme edhe sa i përket aftësive profesionale, ndërsa Komisioni relatoi se për të nuk ishte bërë asnjë denoncim nga publiku.

Shkarkoni aplikacionin e A2