Milani jashtë Europa League?! – A2

Milani jashtë Europa League?!

Milani dhe UEFA duke se janë pranë arritjes së një marrëveshje, e cila do t’i linte kuqezinjtë jashtë Europa League dhe do t’i jepte më shumë kohë për të rregulluar bilancet.

Sipas “Corriere dello Sport”, nëse do të arrihej marrëveshja, UEFA do t’i jepte më shumë kohë shoqërisë kuqezi për të rregulluar bilancet financiare jo me një afat të paracaktuar.

Heqja dorë nga Europa League do të ishte një goditje për tifozët, të cilët nuk do ta shihnin skuadrën e tyre këtë sezon në Europë, por në anën tjetër do t’i jepte mundësi klubit të ishte më i lirshëm në merkato, duke mos pasur një afat konkret për bilancet që aktualisht është viti 2021.

Shkarkoni aplikacionin e A2