Milot-Balldren, Kuvendi miraton kontratën PPP

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi kontratën koncensionare të formës PPP për rrugën Milot-Balldren, një ndër më të diskutuarat për shkak të kostove të larta.

Rruga është e gjatë 17.3 km dhe vlera totale e ndërtimit të saj do të arrijë në 256 milionë euro, përfshirë TVSH-në.

E thënë ndryshe, rreth 15 milionë euro për kilometër. Kostot e larta dhe mundësitë e kompanisë për ta ndërtuar kanë shkaktuar debate në komision.

Sipas projektit, rruga pritet të ndërtohet për 4 vjet e gjysmë dhe të mirëmbahet për 8 vjet e gjysmë nga kompania ndërtuese.

Shkarkoni aplikacionin e A2