Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndryshimet klimaterike, pakësim të reshjeve dhe rritje të temperaturave edhe në Shqipëri

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 15:18 | Teknologji
Ndryshimet klimaterike, pakësim të reshjeve dhe rritje të

Në fokusin e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, Mesdheu është ndër rajonet më të prekura prej ndryshimeve të klimës. Tashmë, fakte të ndryshimeve klimatike janë evidente edhe për Shqipërinë ku veçohet kalimi i ashpër nga stina në stinë.

Jo shumë larg, por vetëm në dekadën e ardhshme, Shqipëria do të pësojë pakësim të reshjeve vjetore, me të paktën 7% deri në 2030.

Edhe temperaturat e Shqipërisë së vitit 2030, do të ndryshojnë, ndryshim ky brenda tablosë mesdhetare ku temperatura vjetore do të rritet mesatarisht 1°C në zonat bregdetare, por një rritje më e madhe, pritet për zonat malore, zona të cilat janë historikisht edhe më të ftohtat e klimës shqiptare.

Në kushtet e një klime të ndryshuar nevojiten politikat më të mira të përshtatjes graduale me sfidat klimatike globale të së ardhmes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë