Partizani shmang Celtic, por gjen Qarabag

Kundërshtarët ishin të frikshëm dhe ankthi u konfirmua. Shorti në Nion vendosi që kundërshtari i Partizanit në turin e parë eliminator të Champions League të ishte skuadra e dytë më e vështirë, Qarabag.

Kampionët e Shqipërisë do të luajnë përballë ish-skuadrës së Ansi Agollit, gjashtë herë kampione me radhë e Azerbajxhanit. Vlera e merkatos së kësaj skuadre përllogaritet në 16,4 milionë euro, ku të paktën 8 lojtarë vlerësohen në merkato nga 1 deri në 1,6 milionë euro. Qarabag është skuadra më e suksesshme azerbajxhanase në vitet e fundit, duke luajtur edhe në fazën e grupeve të Champions League në edicionin 2017-2018.

Edhe Shkëndija njohu kundërshtarin e saj në këtë edicion të Champions League. Tetovarët nisen me statusin e favoritëve ndaj Nome Kalju, skuadër që në sezonin e kaluar fitoi titullin e dytë kampion të Estonisë. Ndeshjet e para eliminatore në Champions do të luhen në datat 9 dhe 10 korrik, ndërsa takimet e kthimit më 16 dhe 17 korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2