PPP-të në Kuvend, diskutohen 2 kontrata rrugësh

Dy kontratat koncesionare për ndërtimin e rrugëve shqyrtohen sot në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Bëhet fjalë për projektet e segmentit rrugor Milot-Balldren dhe atë Porti i Jahteve-Orikum-Dukat.

Të dyja këto projekte janë akuzuar nga opozita për kostot e larta të ofertës financiare për ndërtimin dhe mirëmbajten. Aksi Milot-Balldren pritet të kushtojë 213 milionë euro plus TVSH për 17 kilometra. Ndërsa aksi që kalon nga Bypass i Orikumit do të kushtojë 67 milionë euro plus TVSH për 14.7 kilometra rrugë.

Në rendin e ditës në komision do të diskutohet edhe projektligji i qeverisë që lejon privatizimin e tokës shtetërore në favor të projekteve për investime të rëndësishme. Ndërsa në seancën e pasdites, deputetët do të zhvillojnë një seancë dëgjimore me shoqatat e biznesit për taksën e plastikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2