Probleme shëndetësore për Merkel, dridhet në takimin zyrtar – A2

Probleme shëndetësore për Merkel, dridhet në takimin zyrtar

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore në pritjen shtetërore të organizuar për presidentit e ri ukrainas, Zelensky.

Ndërsa pozonte për foton e rastit me liderin ukrainas, kancelarja Merkel është filmuar duke u dridhur në një mënyre të pazakontë. Shkak për këtë mendohet të ketë qenë dehidratimi dhe temperaturat e larta në Berlin që shënonin mbi 30° Celsius.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Merkel iu përgjigj dhe interesit të gazetarëve të cilët e pyetën të shqetësuar për shëndetin e saj.

“Jam shumë mirë, piva të paktën 3 gota me ujë”, deklaroi kancelarja gjermane për gazetarët.

Shkarkoni aplikacionin e A2