“Rabiot ka firmosur me Juventusin”

Adrien Rabiot dhe Juventusi kurrë nuk kanë qenë më afër se kaq. Lajmi vjen nga Spanja dhe detajet publikohen nga “El Chinguirito”.

Sipas medias spanjolle, mesfushori francez tashmë ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me kampionët e Italisë dhe do të përfitojë një pagë 7 milionë euro në sezon.

Po ashtu, “El Chinguirito” shkruan se mesfushori francez ka përfituar edhe një bonus prej 10 milionë eurosh për firmosjen e kontratës, që teorikisht duhet të shkojë për menaxherët e tij, por përfaqësuesi ligjor i Rabiot, është mamaja e tij, Veronique.

Francezit i skadon kontrata në fund të këtij muaji me PSG dhe do të kalojë te Juventusi si lojtar i lirë. Një vit më parë, Rabiot refuzoi të rinovonte kontratën me PSG dhe u përjashtua nga skuadra.

Shkarkoni aplikacionin e A2