“Rama ik” edhe në Londër. Dega e PD-së pret me protestë kryeministrin – A2

“Rama ik” edhe në Londër. Dega e PD-së pret me protestë kryeministrin

Partia Demokratike organizoi një protestë në Londër kundër kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe thirrjet “Rama ik”, mbështetësit e opozitës kanë kërkuar largimin nga detyra të kryeministrit Rama pas publikimit të përgjimeve të fundit nga gazeta gjermane “Bild”, bëri të ditur zyra e shtypit e Selisë Blu, që publikoi edhe pamje nga protesta.

Kryetari i PD-së në Londër, Naim Hasani, tha se këto përgjime dëshmojnë se qeveria ka ardhur në pushtet nëpërmjet mashtrimit, krimit elektoral, blerjes dhe shitjes së votës.

“Shqiptarët nuk mund ta tolerojnë një diktaturë të re në Europë, nuk mund ta tolerojnë sundimin e Shqipërisë nga një oligark, nga një kryekriminel”, është shprehur ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2