Ristani në Prokurori: Asnjë provë kundër meje

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, u paraqit në Prokurori ku iu komunikua marrja i pandehur në lidhje me çështjen e financimeve ruse, për të cilat organi i akuzës mendon se janë përdorur për të paguar aktivitetin lobues të selisë blu në SHBA, para zgjedhjeve të vitit 2017.

Ristani theksoi se Prokuroria nuk kishte asnjë prove kundër tij. Për këtë arsye ai theksoi se çështja është e nxitur politikisht për të dëmtuar Partine Demokratike.  “U paraqita me ftesë të Prokurorisë mbi bazë të një hetimi që këta kanë nisur. Iu kërkova të më njihnin me provat e dosjes dhe ju konfirmoj se nuk ka asnjë provë kundër meje. Ky është një proces i ngarkuar politikisht për të bërë pis Partinë Demokratike dhe organet e saj”, u shpreh Ristani.

Shkarkoni aplikacionin e A2