Shorti i Europa League, ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët

Në shortin e sotëm të Europa League, ekipet shqiptare kanë gjetur në vazo ekipe të rrezikshme dhe që vejnë në diskutim kualifikimin  e tyre.

Kukësi do të përballet me hungarezët me traditë si Debrecen, ndërkohë që Teuta gjen përballë lituanezët e Ventspils, “njohje e vjetër” e ekipeve shqiptare dhe që ka eliminuar Flamurtarin.

Në shortin e sotëm të Europa League, ekipet shqiptare kanë gjetur në vazo ekipe të rrezikshme dhe që vejnë në diskutim kualifikimin  e tyre.

Laçi duket jo i favorizuar në përballjen me izraelitët e Beer Sheva, që në sezonin 2016-17 kanë eliminuar në grupet e Europa League Interin e famshëm.

Ndërkohë, po mundi ekipin modest të St. Joseph’s nga Gibraltari, Prishtina do të përballët me “gjigantët” e Glasgow Rangers.

Shkarkoni aplikacionin e A2