Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shtyhet për në tetor vendimi për hapjen e negociatave

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 17:21 | Politikë

Vendimi i vetëm ishte shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Këshilli i Bashkimit Europian adoptoi konkluzionet e takimit të ministrave të vendeve anëtare për Punët e Jashtme dhe Europën, në të cilat ritheksohet rekomandimi pozitiv i vitit 2018 dhe përmbushja e kushteve nga Tirana Zyrtare.

https://a2news.com/2019/06/18/vendimi-per-negociatat-ne-tetor-reagon-rama-shqiperia-po-reziston/

“Në sajë të kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësisë së çështjes, Këshilli do t’i rikthehet çështjes me qëllim që të arrijë një vendim të qartë dhe thelbësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori i 2019-s”, ishte konkluzioni i Këshillit të BE.

Lidhur me punimet e Këshillit të BE-së, Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn dhe ministri i Rumanisë për Europën, George Ciamba, mbajtën një konferencë për shtyp. Hahn ripërsëriti edhe njëherë mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe njoftoi se për këtë çështje disa vende anëtare patën kundërshti.

https://a2news.com/2019/06/18/soreca-keshilli-i-be-iu-permbajt-angazhimit-shqiperia-te-vijoje-me-reformat/

“Duhet më shumë kohë për raportin e Komisionit Europian, i cili jep vlerësimin pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Holanda, Danimarka, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar qe çështja e zgjerimit të lidhet me zhvillimet në secilin vend dhe kanë kërkuar më shumë përpjekje nga ana e tyre”, tha Hahn. Eurokomisioneri u pyet lidhur me krizën politike në Shqipëri dhe me përgjimet e publikuara së fundi nga media gjermane “Bild”. Nëse këto zhvillime ndikojnë në çeljen e negociatave, zyrtari i BE-së u shpreh kështu: “Ju mund të jeni të shqetësuar rreth situatës politike në Shqipëri, në veçanti përpara zgjedhjeve lokale. Por është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes asaj çfarë është dakordësuar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, bazuar në vendimin unanim të të gjitha vendeve anëtare. Shqipëria ka pasur 5 prioritete kyçe për të përmbushur dhe sipas vlerësimit tonë, e ka bërë këtë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë