Shtyrja e negociatave, Bardhi: Rama lajmin e keq e quan pozitiv, në tetor nuk do jetë kryeministër

“Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që një lajm të keq për vendin e quan lajm pozitiv, duke thyer edhe rekordin e një viti më parë, kur gënjeu shqiptarët se negociatat u hapën” ky është reagimi sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për vendimin e Këshillit të Ministrave të BE, për të shtyrë për në tetor vendimin për çështjen e negociatave për Shqipërinë.

Sipas Bardhit, lajm i mirë është se në tetor, kur është caktuar të merret vendimi për të ardhmen evropiane, Edi Rama nuk do të jetë kryeministër dhe Shqipëria do ketë hyrë në rrugën e duhur.

“I vetmi lajm i mirë në këtë histori 6 vjeçare mashtrimesh dhe vjedhjesh të Edi Ramës, është se në tetor, kur Evropa të vendosë për ne, ai nuk do të jetë më kryeministër dhe Shqipëria do të ketë hyrë në rrugën e duhur për nisjen e negociatave të anëtarësimit, duke siguruar hapin e parë për Shqipërinë si gjithë Evropa, zgjedhjet e lira e të ndershme”, shkruhet në reagimin e sekretarit të PD, Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2