Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Slita me qen ecën mbi akullin... e shkrirë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 08:31 | Bota
Slita me qen ecën mbi akullin... e shkrirë

Një foto e qenve që tërheqin slitën në ujë, realizuar nga meteorologu danez Steffen Olsen në Groenlandë, u përhap me shpejtësi në internet, për t’iu bashkuar albumit të fotove të arinjve polarë që po ngordhin nga uria, apo akullnajave të zvogëluara, që tregojnë pasojat e ngrohjes globale.

Zakonisht, “sezoni i shkrirjes” në Groenlandë zgjat nga qershori në gusht, me korrikun si muajin më të nxehtë. Por këtë vit, shkrirja ka nisur më herët dhe deri më 13 qershor – dita kur Olssen bëri këtë fotografi – ishin shkrirë më shumë se 2 miliardë ton akull.

Olsen shkroi në Twitter se bashkësitë e njerëzve në ishull – kryesisht indigjenë – “kanë nevojë për akullin për transport, gjueti dhe peshkim”. Ata do të jenë mes të parëve që preken nga shkrirja e akujve, por sipas tij, pasojat nuk do t’i vuajë vetëm Groenlanda dhe Amerika e Veriut.

Sipas një studimi, që prej vitit 1972, shkrirja e akujve i ka shtuar nivelit të detit 13,7 milimetra dhe ishulli është burimi kryesor me ujë i oqeaneve çdo vit. Sipas studiuesve, duke qenë se dimri po bëhet gjithnjë e më i ngrohte, rreziku është që një ditë cikli i shkrirjes dhe ngrirjes të mos plotësohet më dhe akujt të zhduken përgjithmonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani