Soreca: Këshilli i BE iu përmbajt angazhimit, Shqipëria të vijojë me reformat

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca reagoi pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE për çështjen e Zgjerimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca deklaroi se Këshilli i BE riafirmoi angazhimin e tij për zgjerimin e unionit me Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë në tetorin e këtij viti. Sipas tij Shqipëria duhet të vijojë me procesin e reformave dhe partitë duhet të rinisin dialogun pasi nuk ka kohë për të humbur.

“Tani është koha që të gjitha institucionet të vijojnë me procesin e reformave dhe mbi të gjitha me reformën në sistemin e drejtësisë. Të gjitha partitë politike të rifillojnë urgjentisht dialogun për të tejkaluar situatën aktuale politike për të siguruar se Shqipëria mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Nuk ka kohë për të humbur”, shkruhet në statusin e postuar nga ambasadori Soreca në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2