Trump: Jam trajtuar më keq se Abe Lincoln

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se asnjë president tjetër nuk është trajtuar më keq se sa ai, përfshi edhe Abraham Lincoln, i cili u vra me një plumb pas shpine.

“E besoni ose jo, Abraham Lincoln është trajtuar shumë keq”, tha Trump në një intervistë për televizionin amerikan “ABC News”. “Por askush nuk është trajtuar më keq se unë”.

Trump e ka krahasuar edhe më parë veten me Presidentin e 16 të Shteteve të Bashkuara, i cili në historinë amerikane dhe botërore mbahet mend për shfuqizimin e ligjit të skllavërisë. Gjatë një tubimi shtatorin e kaluar në Montana, Tump tha se fjalimi legjendar i Lincoln në Getisburg “ishte censuruar nga lajmet e rreme”.

Ndërsa gjatë fushatës zgjedhore pati deklaruar: “Me përjashtim të të ndjerit, të madhit, Abraham Lincoln, unë mund të tregohem më presidencial se cilido president tjetër që ka mbajtur këtë detyrë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2