Vdekja e Morsit, Vëllazëria Myslimane: Ishte vrasje

Vëllazëria Myslimane reagoi ashpër për vdekjen e ish-Presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi.

Me anë të një deklarate pretendon se 67-vjeçari është vrarë në gjykatë. Vëllazëria Myslimane u bëri thirrje të gjithë egjiptianëve që të mblidhen për një funeral publik, megjithatë ish-Presidentit iu dha lamtumira e fundit me një ceremoni familjare.

Gjithashtu, u kërkoi egjiptianëve që të protestojnë jashtë ambasadave të vendit përreth botës.

Lidhur me vdekjen e Morsit reagoi dhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ai tha në Stamboll se historia nuk do t’i harrojë kurrë tiranët që e futën atë në burg. Gjithashtu, theksoi se ish-Presidenti egjiptian është një martir në sytë e Turqisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2