Vettingu, konfirmohet në detyrë kreu i Apelit Administrativ

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha të martën një karton jeshil për Kastriot Selitën, kryetarin e Gjykatës Administrative të Apelit. Ky vendim deklaroi gjyqtarin Selita si të përshtatshëm për sistemin gjyqësor. Kryetari i Apelit Administrativ rezultoi i pastër në të tri kolonat ku bazohet rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, në pasuri, figurë dhe aftësitë profesionale.

Gjatë seancës dëgjimorë të zhvilluar javën e kaluar KPK vlerësoi se gjyqtari dhe bashkëshortja e tij justifikonin në të ardhura të ligjshme një apartament në Tiranë, si dhe një duplex dhe truall në Lalëz.

Në lidhje me integritetin e figurës, DSIK vlerësoi të përshtatshëm Selitën, duke theksuar mungesë të kontakteve të tij me persona të inkriminuar. KPK shqyrtoi edhe dy ankesa të bëra nga një grup gjyqtarësh të Apelit, në lidhje me një vendimmarrje të një trupe ku ishte edhe Selita, si edhe për një kontakt të papërshtatshëm të tij.

Pas shqyrtimit të fakteve si edhe argumenteve kundërshtuese të Selitës, trupi gjykues i KPK i vlerësoi denoncimet si të pa bazuara dhe të pa provuara. 

Shkarkoni aplikacionin e A2