Ylli Rakipi: “Rusia”, për të larguar vëmendjen nga problemet

Gazetari Ylli Rakipi, në emisionin “I ftuari” të Endri Xhafos, në A2 CNN, komentoi dhe zhvillimet e fundit në vend mes tyre dhe thirrjen në Prokurori të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me çështjen e lobimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Rakipit, thirrja e Bashës në Prokurori bëhet për të shmangur vëmendjen nga problemet me të cilat përballet qeveria. Ylli Rakipi shtoi se nuk beson se Shqipëria është në fokusin e Rusisë.

“Kur del një problem shumë i madh, thërret në prokurori djalin e Sali Berishës. Në rastin me Bashën është akoma më flagrant, një turp i madh, me rusët që kanë ardhur të shkatërrojnë Shqipërinë. Ku kanë nevojë Shqipëria ta shkatërrojnë rusët! Rusia përpiqet të shkatërrojë gjëra të rëndësishme. Përpiqet për shembull të marrë votat e Hillary Clinton dhe t’ia kalojë Donald Trump dhe angazhohet për gjëra shumë të mëdha. Nuk besoj se Shqipëria është në fokusin e Rusisë. Sapo doli problemi madh kaluam te Rusia”, u shpreh gazetari Rakipi.

Shkarkoni aplikacionin e A2