Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Panik në Elbasan, zjarr në një pallat shumëkatësh

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 12:40 | Kronikë
Panik në Elbasan, zjarr në një pallat shumëkatësh

Për orë të tëra, dhjetra banorë të një pallati shumëkatësh në qendër të qytetit të Elbasanit kanë përjetuar momente ankthi, pas një zjarri që përfshiu një apartament në katin e tretë.

Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, flakët në apartament u përhapën shpejt, ndërsa tymi u përhap thuajse në të gjithë katet e pallatit, duke krijuar ankth tek banorët.

Zjarrfikëset me ndihmën e policisë arritën të evakuonin me shpejtësi banorët, ndërsa në ndihmë të tyre erdhi edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Sfidë për zjarrfikësit u bë edhe evakuimi i një vajze 8-vjeçare e cila ishte e vetme në banesë. Fatmirësisht, orët e tëra në luftë me flakët dhe tymin kaluan pa persona të lënduar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani