Zyrtare, pas Torasës Tirana firmos me një tjetër “ish” të Partizanit

Planet për të përforcuar seriozisht Tiranën për sezonin e ardhshëm po vijojnë, pas blerjeve të bujshme të argjentinasit Augustin Torasës dhe brazilianit Elton Kale.

Bëhet fjalë për mesfushorin Idriz Batha, i cili ka firmosur zyrtarisht për një vit me bardheblutë.

Për gjirokastritin, ky është një rikthim në kryeqytet, pasi ku me vite të tëra ka qenë një nga elementët më të spikatur të Partizanit.

Idriz Batha, tashmë bardheblu

Sezonin e kaluar Batha kaloi tek Flamurtari, ku luante pikërisht me Torasa dhe Kale.

Mbetet të shihet reagimi i tifozëve të Tiranës, që shohin “ish-ët” e rivalëve të përjetshëm të Partizanit të veshin fanellën bardheblu.

Shkarkoni aplikacionin e A2