Audio-përgjimi i Bild, Ymer Lala flet me nipin për videot me blerje votash në media

Në audio-përgjimin nr. 5 dëgjohet Ymer Lala duke folur me bashkëpunëtorët e tij, të cilët i tregojnë se mediat investigative kanë publikuar pamjet të shitblerjes së votës dhe iu thotë atyre të mos kenë frikë pasi nuk përbëjnë provë ligjore.

Në këtë përgjim Ymer Lala flet me nipin e tij Elio Lala.

Elio Lala: O xhaxha. A po pushojshe.

Ymer Lala: Po

Elio Lala: Të mora në telefon se thashë të të pyesja pak për atë Admirin Truken, se dje ke Fiks Fare kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë një video që është me lekë nëpër duar. E ke parasysh? Dhe thashë ta pyes ca bën Policia a si reagon mbas videos.

Ymer Lala: A ee ke taku??

Elio Lala: E takova, fola. Ja mora Ejsit numrin.

Ymer Lala: Jo mo se nuk quhen prova ato

Elio Lala: Ashtu më tha dhe ai “mos e rr. k.”

Ymer Lala: Mirë hajd.

Elio Lala: Qenke i lodhur

Ymer Lala: Jam i lodhur mo Elio. Më dhemb në fund të shpinës, në krah të djathtë

Ymer Lala: A do e japë prapë videon hë??

Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër.

Ymer Lala: Ca ishte ky majmun

Elio Lala: Nga Sohodolli, ishte i infiltruar, i përgatitur. E ndoqa sot por sun e kapa

Ymer Lala: Erdhën ata të Fiksit ee??

Elio Lala: Po erdhën ata e morën me një Mercedez të Zi.

Shkarkoni aplikacionin e A2